image Gjashtë muaj nga konfirmimi i dy rasteve të para me COVID-19 në Kosovë, afër 600 të vdekur

Shëndetësi

Gjashtë muaj nga konfirmimi i dy rasteve të para me COVID-19 në Kosovë, afër 600 të vdekur

news image

Sot bëhen gjashtë muaj që nga konfirmimi i dy rasteve të para me koronavirus në Kosovë.

Dy rastet e para me COVID-19 janë konfirmuar më 13 mars, një nga Klina dhe një nga Vitia.

Që nga ajo kohë, gjithsej 14 mijë e 566 persona në Kosovë janë infektuar me këtë virus, nga 57 mijë e 239 persona të dyshimtë, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjithsej, në vendin tonë kanë vdekur 589 persona nga koronavirusi, ndërsa janë shëruar 11 mijë e 272 persona.

Numri i rasteve aktive është 2 mijë e 705.

Ditëve të fundit në vend është shënuar rënie e lehtë e rasteve me COVID-19, megjithatë shifrat e të vdekurve akoma mbeten shqetësuese.

Rënia e numrit të rasteve është cilësuar si shumë pozitive nga akterë të institucioneve shëndetësore, të cilët thonë se Kosova tani qëndron më mirë se vendet e rajonit.

Ndërkaq, gastronomia tash e një kohë po kërkon lirimin e masave./Gazeta Sinjali/