image Gjakovë, burrë e grua rrihen mes vete

Siguri

Gjakovë, burrë e grua rrihen mes vete

news image

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se dje në orët e mbrëmjes janë arrestuar dy persona, një femër dhe një mashkull, pasi që të njëjtit pas një zënke janë rrahur mes vete.

Gjithashtu është bërë e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje, kurse e dyshuara me fëmijët e saj është dërguar tek familja.

“Gjakovë(DM:533-932) 30.09.2020 – 19:00. Janë arrestuar një femër dhe një mashkull kosovar-e pasi të njëjtit janë rrahur mes vete pasi kishin një zënkë familjare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuara me fëmijët e saj është dërguar tek familja e saj” përfundon raporti i PK-së./Gazeta Sinjali /