image Gjakovari ofroi para për ta sulmuar seksualisht shetasën e huaj, arrestohet

Siguri

Policia/ Gjakovari ofroi para për ta sulmuar seksualisht shetasën e huaj, arrestohet

news image

Dje policia në Gjakovë ka arrestuar një person të gjinisë mashkullore,  dyshohet se ka tentuar ta sulmojë seksualisht një shtetase të huaj. I njëjti i ka ofruar edhe para, tha policia, transmeton Sinjali.

Pas intervistimit gjakovari është liruar, ndërsa shtetasja e huaj është dërguar për banim në vendin e origjinës.

“Me datën 03.09.2019 është arrestuar një i dyshuar mashkull/K-Shqiptar pasi që i njëjti ka tentuar ta sulmojë seksualisht viktimën femër shqiptare – shtetase e huaj, duke i ofruar para. Lidhur me rastin janë marrë njësitet relevante. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Pasi që viktima nuk i ka përmbushur kushtet ligjore për qëndrim brenda territorit të Republikës së Kosovës e njëjta është depërtuar për në vendin e origjinës”, tha policia në raportin 24 orësh./Sinjali/