image Gjakovari në gjendje të rëndë nga koronavirusi, dërgohet për në Prishtinë

Shëndetësi

Gjakovari në gjendje të rëndë nga koronavirusi, dërgohet për në Prishtinë

news image

Në spitalin e përgjithshëm në Gjakovë, janë të hospitalizuar 64 pacientë, prej tyre 29 pacientë janë me koronavirus, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas statistikave që ka publikuar Spitali i Gjakovës, janë 35 pacientë që po presin rezultatet e testimit.

Bëhet e ditur se 15 pacientë janë me oksigjenoterapi, teksa një pacient është referuar për në Prishtinë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

“Nga personeli kemi 3 mjekë dhe 1 staf të administratës me Covid pozitiv”, njofton tutje Spitali i Gjakovës, transmeton Gazeta Sinjali.

Gjithashtu u kërkohet qytetarëve të respektojnë masat kundër koronavirusit. /Gazeta Sinjali