image Gjakovari i bën telashe familjarët, e denoncojnë në Polici pasi vazhdimisht shan e bërtet

Siguri

Gjakovari i bën telashe familjarët, e denoncojnë në Polici pasi vazhdimisht shan e bërtet

news image

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka nisur hetimet për një rast të dhunës në familje ndaj një 60-vjeçari në fshatin Jabllanicë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar djali i të dyshuarit, i cili ka deklaruar se babai i tij vazhdimisht shan e bërtet nëpër shtëpi dhe u shkakton probleme gjithë familjarëve.

Ai madje ka thënë se 60-vjeçari ka tentuar edhe t’i sulmojë fizikisht.

Njësitet policore kanë arrestuar personin e dyshuar, të cilit po ashtu i është ofruar edhe ndihma mjekësore, pasi ka pohuar se nuk ndihet mirë dhe është nervoz.

/GazetaSinjali/