image Ghetto Geasy dhe Majk publikojnë nesër këngën e re

Bota e Yjeve

Ghetto Geasy dhe Majk publikojnë nesër këngën e re

news image

Reperët e njohur, Ghetto Geasy dhe Majk, kanë qenë në përgatitje të projektit të ri muzikor, të cilin do ta lansojnë nesër.

Kështu kanë bërë të ditur përmes rrjeteve sociale ku kanë njoftuar fansat se kënga e tyre e re publikohet nesër (30 qershor).

“30.06.2020”, ka qenë përshkrimi që Majk ia ka vënë postimit ku shfaqet përkrah liderit të grupit “Babastars”.

Ndonëse nuk kanë zbuluar më shumë detaje rreth projektit, siç kanë thënë paraprakisht ky do jetë një hit i verës.

Dueti i tyre vjen pas projekteve të suksesshme si: “Malena”, “Ajo”, “Paris Milano”, “S’jena mo”, “Vamos”, etj.

Secila prej këtyre këngëve të lartpërmendura numërojnë miliona klikimesh në YouTube.

https://www.instagram.com/p/CCBn0IWlPbR/
https://www.instagram.com/p/CCBnfQ5nWau/?utm_source=ig_embed