image Getinjo ka një lutje për Kurtin: Ndërmerr diçka për njerëzit që po shahen në TikTok, aty është turpi i botës

Bota e Yjeve

Getinjo ka një lutje për Kurtin: Ndërmerr diçka për njerëzit që po shahen në TikTok, aty është turpi i botës

news image

Raperi Getinjo, së fundmi ka bërë një kërkesë publike ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Getinoj ka kërkuar që Kurti të ndërmarrë diçka për njerëzit që po shahen në rrjetin e popullarizuar, TikTok.

“Albin Kurti po të lus publikisht me ndërmarrë diçka për njerëzit që po shahen në aplikacionin TikTok”, nis shkrimin Getinjo.

“Beso që ki me i shpëtu shumë njerëz. Se çka jemi duke bërë ne si popull aty është turpi i botës”, thekson ai.

/GazetaSinjali/