image "General Motors" prezanton konceptin e taksisë fluturuese - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

55.135

Të shëruar

48.572

Të vdekur

1.399

“General Motors” prezanton konceptin e taksisë fluturuese

news image

Kompania amerikane “General Motors” ka prezantuar konceptin e një automjeti fluturues autonom që punon në parimin e dronit.

Automjeti Cadillac fluturues futurist mund të ngrihet dhe ulet vertikalisht, përdor bateri 90 kW dhe katër helikë për shtytje, si dhe mund të arrijë shpejtësi deri 100 km në orë.

“Ne jemi duke u përgatitur për një botë në të cilën përparimet në teknologjinë elektrike dhe autonome lejojnë udhëtime personale me aeroplan”, tha shefi i dizajnit global të GM Michael Simcoe gjatë prezantimit të konceptit të taksisë fluturuese dje në Detroit, raporton Reuters, transmeton Gazeta Sinjali.

Kompania GM e quan këtë automjet një taksi ajror Cadillac eVTOL me dyer rrëshqitëse para dhe prapa, si dhe një çati panoramike prej xhami. Kabina ka ulëse të ngjashme me sallonin, plus sensor biometrikë, kontroll zëri dhe njohje të gjesteve të duarve.

Prodhuesit e tjerë të automjeteve, përfshirë Toyota Motor, Hyundai Motor dhe Geely Automobile, më parë kanë treguar mjete ajrore konceptuale si pjesë e planifikimit të tyre të ardhshëm.

GM nuk pranoi të zbulojë detaje të mëtejshme në lidhje me automjetin e tij fluturues./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: