image Gazeta zvicerane e pyet Kurtin për qëndrimin e tij të dikurshëm rreth flamurit të Republikës së Kosovës

Politikë

Gazeta zvicerane e pyet Kurtin për qëndrimin e tij të dikurshëm rreth flamurit të Republikës së Kosovës

news image

Në një intervistë për gazetën zvicerane, Die Republik, kryeministri Albin Kurti është pyetur rreth qëndrimit të tij të dikurshëm për flamurin e Republikës së Kosovës dhe për premtimin për bashkim kombëtar me Shqipërinë.

Gazeta zvicerane: Katër vite më parë më shpjeguan gjerësisht dhe hollësisht pse nuk mund të identifikohesh me flamurin blu dhe të artë të Kosovës. A ka ndryshuar kjo tani?

Kurti: Si Kryeministër i Republikës, flamuri i Kosovës është detyrë dhe obligim im dhe gjithashtu diçka që unë e respektoj dhe e përqafoj. Ajo është prioriteti im kryesor. Mund të ketë gjëra të tjera në programin e lëvizjes sonë.

Gazeta: Për shembull, se Shqipëria dhe Kosova një ditë mund të formojnë një shtet të përbashkët. Duhet të hiqje dorë nga kjo ëndërr?

Kurti: Askush nuk duhet të heqë dorë nga ëndrrat e tij. Por ju duhet të qëndroni gjithmonë realist”.

/GazetaSinjali