image Gati 13 mijë pacientë janë shëruar nga koronavirusi në Kosovë

Shëndetësi

Gati 13 mijë pacientë janë shëruar nga koronavirusi në Kosovë

news image

Dy javët e fundit është raportuar rënie e numrit të rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë, derisa është rritur edhe numri i të shëruarve, shkruan Gazeta Sinjali.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 12 mijë e 674 raste derisa nga 602 mijë e 607 persona të dyshuar, janë konfirmuar 15 mijë e 142 raste.

Ndërsa betejën me koronavirusin deri më sot e kanë humbur 615 persona.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 është 1 mijë e 853.

/GazetaSinjali/