image Gastronomët kërkojnë që të punojnë pa masa kufizuese deri në janar

Biznes

Gastronomët kërkojnë që të punojnë pa masa kufizuese deri në janar

news image

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’ia mundësojë këtij sektori që të punojnë pa masa kufizuese edhe këto ditët e mbetura të dhjetorit, kur janë festat dhe bashkatdhetarët kthehen në vendlindje, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tij, nëse hapja bëhet në janar ose në shkurt do të jetë e kotë.

“Kërkoj që së paku për këto 3 javë të punojmë, kur edhe mundemi ne, por edhe shteti me përfitu sepse nëse na lironi me punu në janar ose shkurt gjithçka është e kotë”, shkroi ndër të tjera ai në Facebook.

Kllokoqi vlerëson se kushtet për hapje tani janë shumë më të mira sesa gjatë stinës së verës, kur nuk kishte masa dhe kur numri i të vaksinuarve ishte shumë më i vogël.

Ai kërkoi nga Qeveria që të mundësojë edhe hapjen e klubeve të natës dhe sallave të dasmave.

“Tani me vaksinim edhe frekuentimi i klubeve të natës/dasmave është 70% ma i ulët se verës, thjesht nga kjo po kërkoj me punu edhe sektori i vetëm që është i mbyllur (klubet e natës dhe vendet për ahengje) me dëshmi të vaksinimit sikurse gjithë bota që po punon”, shkroi Kllokoqi.

“Subvencionim jo, me punu jo, dikah po duhet me ja majtë edhe na… Me na lon mbyll nuk o zgjidhje! Nuk ishte menaxhim! Mos këqyrni veç bardh e zi. Hajde gjejmë zgjidhje.”/GazetaSinjali/