image Gashi: Vendim i KQZ-së i cenon të drejtat zgjedhore si të drejta themelore të qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit

Diasporë

Gashi: Vendim i KQZ-së i cenon të drejtat zgjedhore si të drejta themelore të qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit

news image

Komisioni Qendror Zgjedhor, ka marrë vendim për verifikimin e të gjithë votuesve nga Diaspora, që aplikojnë për t’u regjistruar si votues në zgjedhjet e 14 shkurtit, në Kosovë.

Në vendimin e KQZ-së, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të kontaktojë prej telefonit të gjithë mërgimtarët që kanë aplikuar për t’u regjistruar si votues shkruan Gazeta Sinjali.

Secili mërgimtar që nuk lajmërohet në telefon, atëherë ai nuk do të ketë të drejtë që të votojë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Por ky vendim i KQZ-së sipas ekspertës se fushës së migrimit dhe diasporës, Liza Gashi, i cenon të drejtat zgjedhore si të drejta themelore të qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Gashi tha për Gazetën Sinjali se KQZ në vend se të mendoj rreth alternativave për ta lehtësuar procesin e votimit nga diaspora realizimin e aplikacionit për regjistrimin që e kanë të buxhetuar për disa vite me rradhë.

“KQZ po e bënë të kundërtën, po tenton të shtype votën nga jashtë. Duke marrë për bazë që procesi aktual për votim nga jashtë është më se i komplikuar, pa ja shtuar edhe këtë vendim të fundit që ka marrë KQZ-ja. Qytetari jashtë Kosovës që plotëson formularin për aplikim të KQZ-se, ka mundësi të humbë të drejtën e votës për shkaqe teknike që dalin jashtë përgjegjësisë së tyre. Mendoj se ky vendim nuk ka bazë ligjore, dhe unë pres që PZAP të anuloj këtë vendim skandaloz. KQZ do të duhet të ketë në plan informimin dhe edukimin e vazhdueshëm të votuesit nga jashtë, e jo mohimin e të drejtës për votim të qytetarëve që nuk e hapin telefonin”, tha Gashi. /Gazeta Sinjali/