image Gashi: Sipas infektologëve konsiderohem i shëruar nga koronavirusi

Shëndetësi

Gashi: Sipas infektologëve konsiderohem i shëruar nga koronavirusi

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi,i cili ishte infektuar me koronavirus, ka thënë se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka pasur simptoma që një javë.

Ai ka thënë se ka bërë edhe një herë testin për COVID-19 dhe është në pritje të rezultatit.

“Ka një javë që nuk kam simptoma, në konsultim me mjekët konsiderohem i shëruar. 21 ditë pas simptomave të para, 19 ditë pas diagnostifikimit, një javë prej simptomave të fundit. Në konsultime me mjekët infektologë konsiderohem i shëruar”, tha ai.

Gashi thotë se pasi konsiderohet i shëruar ka filluar edhe të dalë dhe i është kthyer angazhimeve profesionale.

“Po ndihem mirë, nuk kam asnjë problem. Kam filluar t’i kthehem angazhimeve profesionale”, tha Gashi për Klan Kosova./Gazeta Sinjali/