Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka premtuar përfaqësim dinjitoz të Kosovës nga qeveria e re e udhëhequr nga Avdullah Hoti.
Gashi ka thënë se nga sot fillon një realitet i ri politik i bashlëpunimit dhe qeverisjes.
“Sado që ju flisni ashpër, ne do të flasim butë, por do të veprojmë fort”, ka thënë Gashi, shkruan Gazeta Sinjali.
Në këtë realitet politik siç e quajti, Gashi u uroi mirëseardhje edhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Të dashur opozitarë të sotëm dhe të djeshëm, të dashur bashkëpunëtorë të djeshëm dhe opozitarë të sotëm, mirë se erdhët në realitetin e ri politik. Mirë se erdhët në bashkëpunimin e ri pozitë-opozitë”, tha Gashi.
Ai ka shktuar se Kosova do të jetë vetëm lajm pozitiv në mediat ndërkombëtare dhe diskutimet në Këshillin e Sigurisë në OKB do të jenë gjithmonë të favorshme për vendin.
“Ju garantoj që gazetat në lajmet prestigjioze ndërkombëtare do të jenë në favor të Kosovës”, u shpreh ai. /Gazeta Sinjali/