image Gashi: Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër kanë biseduar me Behgjet Pacollin

Kosovë

Deklaratë/ Gashi: Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër kanë biseduar me Behgjet Pacollin

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, pas mbledhjes së deputetëve të LDK-së me kryetarin e partisë, Isa Mustafën, ka treguar se deri ku ka shkuar procesi për formimin e qeverisë së re.

Lidhur me deklaratat e kreut të AAK-së, Behgjet Pacollit se kjo parti nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re, Gashi ka thënë se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti kanë folur me Pacollin, shkruan Gazeta Sinjali.

“Sa i përket z. Pacolli, ju e dini se nëse na ka mësu diçka kjo çështje e coronës, na ka mësu që të bashkëpunojmë dhe të komunikojmë edhe në distancë. Nuk e di a do të jetë prezent në seancën e radhës këtu, por kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër kanë komunikuar me z. Pacolli për të parë se cilat janë pikëpamjet e tij”, ka thënë Gashi.

Ai tha se sot ose nesër do të procedohet në kuvend kërkesa për mbajtjen e seancën së jashtëzakonshme.

Gashi tha se ende nuk kanë marrë dekretin nga presidenti, por shtoi se beson se dekreti do të lëshohet sapo të nënshkruhet zyrtarisht koalicioni. /Gazeta Sinjali/