image Garuesi nga struga fitues i "Kosova Sprint" - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

14882

Të shëruar

12188

Të vdekur

607

Sport/ Garuesi nga struga fitues i “Kosova Sprint”

news image

Federata e Triathlonit të Kosovës ka mbajtur për herë të parë garën “Kosova Sprint Triathlon”.

Kjo garë është organizuar në bashkëpunim me komunën e Podujevës në vendin Orllan, tek liqeni i Batllavës.

Në këtë garë kanë marrë pjesë rreth 50 garues si brenda dhe jashtë shtetit të Kosovës.

Garuesit kishin për detyrë të notonin në gjatësi prej 750 metra, pas notit ishte gara me biçikleta që garuesit duhet të garonin për 20 kilometra, ndërsa, në fund të vraponin në shtegun me gjatësi prej 5 kilometrash.

I pranishëm në këtë garë ishte edhe i pari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani.

Ai tha se kjo federatë është e re dhe ka nevojë të madhe për përkrahje dhe Komiteti Olimpik do të jetë vazhdimisht afër tyre.

Ndërsa, kryetari i kësaj federate, Vedat Tërmkolli u shpreh se kjo është hera e parë që kjo federatë organizon zyrtarisht një garë të tillë. Ai gjithashtu tha se ka qenë tejet i lumtur me numrin e pjesëmarrësve në këtë garë.

Fitues i këtij Trathloni në kategorinë e meshkujve u shpall atleti nga Struga, Dimitar Jovanovski, vendin e dytë e zuri atleti kosovar Albion Ymeri, ndërsa, i treti përfundoi Nikola Kutanoki.

Dimitar Jovanovski pas garës u shpreh tejet i lumtur. Ai ndër tjerash tha se ky organizim dukej sikur nuk ishte hera e parë, duke e patur parasysh edhe numrin e pjesëmarrësve.

Ndërsa, atleti kosovar Albion Ymeri i cili arriti i dyti në finish, pohoi se ishte disiplina e notit aty ku hasi në vështirësi dhe ku humbi shumë minuta gjatë garës.

Në kategorinë e femrave fituese doli Jozefina Mintel, e dyta u rendit Rita Zeqiri, ndërsa, e treta përfundoi Kaltrina Selmanaj.

Fituesja Jozefina Mintel, pas garës u shpreh e lumtur me fitoren duke theksuar se është hera e parë që merr pjesë në një treathlon.

Gjatë këtij treathloni u mbajt edhe gara kampionale ku kishin drejt të garonin garuesit nga Kosova të cilët janë të regjistruara me klubet e tyre në Federatën e Treathlonit të Kosovës.

Në këtë kategori tek meshkujt i pari doli atleti, Albion Ymeri, ndërsa, tek femrat e para përfundoi Rita Zeqiri.


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: