image Gardiola i premton City-s se do të vazhdojë të mbetet aty edhe sezonin e ardhshëm

Futboll

Futboll/ Gardiola i premton City-s se do të vazhdojë të mbetet aty edhe sezonin e ardhshëm

news image

Pep Guardiola nuk ka ndërmend të largohet nga Manchester City as këtë verë.

Vendimin për qëndrim në City e ka konfirmuar vetë tekniku spanjoll në një intervistë për mediat angleze.

Verën që lamë pas u fol shumë për një largim të mundshëm të tij, ndërsa më pas u tha se tekniku katalunas mund të largohet verën e 2020-ës, por vetë Guardiola konfirmoi se sido që të mbyllet sezoni, do të vijojë të mbetet në “Etihat Stadium”.

“Edhe nëse nuk ia dalim të hyjmë në zonën Champions për sezonin e ardhshëm, sërish nuk do të largohem nga Manchester City. Unë ndihem mjaft mirë këtu dhe shijoj shumë punën time, ndaj mund të konfirmoj me bindje se do të qëndroj edhe vitin e ardhshëm. E vetmja mënyrë për t’u larguar, është nëse më shkarkojnë drejtuesit në verë”, deklaroi Pep Gardiola./Gazeta Sinjali/