image Ganimete Musliu përplaset me Fitore Pacollin: Mbylle gojën kur flas unë

Politikë

Ganimete Musliu përplaset me Fitore Pacollin: Mbylle gojën kur flas unë

news image

Deputetja e  PDK-së, Ganimete Musliu është përplasur me deputeten e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli gjatë seancës së sotme.

Musliu disa herë radhazi i ka thënë “mbylle gojën” Pacollit, për të këtë shprehje ka reaguar edhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, e cila ia ka tërhequr vërejtjen deputetes së PDK-së.

“Fitore, mbylle gojën kur të flas unë… edhe një herë po them, mbylle gojën Fitore kur unë flas, a po don edhe një herë me e thënë. Kur flas unë kur e kërkoj fjalën le të degjojë deri në fund. Nuk është ajo që ma përcakton rendin e ditës edhe fjalën time, pikë”, ka deklaruar Musliu.

Pas kësaj përplasje, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj i është vërsulur kryetares së kuvendit, Vjosa Osmanit.

Pas këtij veprimi është ndërprerë seanca e Kuvendit të Kosovës. /Gazeta Sinjali/