image Ganimete Musliu i rri gati Vjosa Osmanit për fotografinë e Thaçit: Mos harroni se veç mbarë nuk keni me përfundu

Ganimete Musliu i rri gati Vjosa Osmanit për fotografinë e Thaçit: Mos harroni se veç mbarë nuk keni me përfundu

news image

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, është shndërruar në një opozitare që po i rri gati secilit gjest të udhëheqësve të ri të shtetit.

Pasi kryeparlamentarja e re e Kosovës, ka zhvendosur fotografinë  e presidentit Thaçi duke e zëvendësuar me atë të presidentit historik, Ibrahim Rugova, Musliu ka thënë se me këtë veprim Osmani ka shkelur ligjin.

Më tej, Musliu ka parashikuar se ‘veç mbarë nuk keni me përfundu’. /Gazeta Sinjali.

Postimi i plotë i saj:

VJOSA KY VEQ KOALICION I SHPRESËS NUK MUND TË JETË

Per çfarë shprese mund te flasim kur një kryeparlamentare që nisë ditën e parë me shkelje ligjore tregon ‘vizionin’ e saj për të ardhmen. Kryeparlajmetarja Vjosa Osmani, sot nisi detyrën duke shkelur Nenin 20 të Ligjit Nr. 03/L-132 për Protokollin e Shtetit të Republikës së Kosovës.

Me zhgënjeve Vjosa! Jo si nje Dr. e diplomuar në fushën e ligjeve, por si një grua që premtove rënd, ligj e shpresë për Kosovën.

Më zhgënjeve Vjosa si një kryeligjvënse.

Vjosa nëse prej askujt nuk të vjen turp, të paktën prej studentëve të Juridikut që ti i’u ke folur për ligjet turpërohu.

Vjosa kam menduar që Kryeparlamentarja duhet ta dijë se zbatimi i ligjit është obligim dhe jo dëshirë.

E paskit nisë “mbarë” por mos harroni se veq mbarë nuk keni me përfundu. Shteti ka punë më të mëdha se të tregoni dhembët e urrejtjes patologjike duke luajtur me fotografi. Lojes qe keni fillu hajrin ja pafshi!.

Lexo edhe këtë: