image Galatasaray dhe Milani interesohen për Xhakën, por mesfushori nuk planifikon largim

Futboll

Galatasaray dhe Milani interesohen për Xhakën, por mesfushori nuk planifikon largim

news image

Mesfushori shqiptar Granit Xhaka ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane, përfshirë Galatasaray dhe Milanin, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas gazetarit Florian Plettenberg nga Sky Sports, klubi turk ka bërë një interesim zyrtar për Xhakën, ndërsa Milani e ka përfshirë në listën e objektivave për verën.

Megjithatë, 32-vjeçari preferon të qëndrojë në klubin aktual dhe nuk ka plane për largim në këtë fazë.

Trajneri Erik ten Hag e sheh Xhakën si pjesë kyçe të projektit të tij dhe dëshiron ta mbajë në skuadër.

Megjithatë, mesfushori lë të hapur mundësinë e një largimi nëse vjen një ofertë e madhe që do të ndryshojë planet e tij. Situata pritet të zhvillohet gjatë merkatos verore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/