image Fytyrat e ngrysura të Kurtit dhe Ramës – kryeministri i Kosovës jep një shpjegim

Kosovë

Fytyrat e ngrysura të Kurtit dhe Ramës – kryeministri i Kosovës jep një shpjegim

news image

Kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti ka folur lidhur takimin e tij me homologun nga Shqipëria, Edi Rama, ku para mediave janë shfaqur me fytyra të ngrysura, teksa nuk kanë munguar as thumbimet.

Kurti është pyetur lidhur me fytyrën e ngrysur të tij dhe të Edi Ramës gjatë vizitës së djeshme.

Ai ka thënë se fytyrat e tilla mund të jenë për shkak të seriozitetit, por duke e pranuar se ka pasur mospajtime mes tyre.

“Ndoshta mund të lexohet edhe si shprehje serioziteti, dhe që e kuptojnë se te pozicionet tona ka përgjegjësi të madhe. Ka pasur gjëra nuk jemi pajtuar, por që nuk janë të pakalueshme”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka thënë se takimi me Ramën ishte më konstruktiv ndër vite.

“Ne kemi dallime, por ky ishte takimi më konstruktiv dhe më i miri në një kohë shumë të gjatë. Ky mund të jetë një fillim i ri në raportet e dy vendeve tona, e nga pak janë dëmtuar edhe me gjëra personale, në mënyrë absurde pasi kjo ka të bëjë me popujt tonë e jo me ne. Dakordimi jonë me një Komision Ndërshtetëror është rruga e parë. Numri më i madh i marrëveshje nuk janë zbatuar plotësisht, por ka nevojë për një dinamizëm të re dhe këtë besoj se do ta bëjmë. Nëse kemi pengesa duhet t’i themi dhe të merremi vesh si do t’i kalojmë”, ka thënë Kurti në KTV.

Ai ka thënë se për Minishengenin Ballkanik është edhe një interes i Rusisë.

“Në formimin tim politik historia është e rëndësishme. Para më shumë se sa një shekulli Rusia cariste ka krijuar aleanca për të shkatërruar dy perandori dhe ia ka dalur. Pas një shekulli ne duhet të krijojmë një aleancë. Shqiptarët janë në epiqendër, në njërën anë kanë kroatët, e Bullgarët, por edhe Sarajevën e Podgoricën. Nëse e vëreni hartën e tendecave sidomos në hartën e Ballkanit kemi për një partneritet të tillë, por që nuk mund të fillojë me Serbinë”, ka thënë Kurti./Gazeta Sinjali/