image FVK vendos për rifillimin e garave të Superligës B dhe U18

Sporte të tjera

FVK vendos për rifillimin e garave të Superligës B dhe U18

news image

Bordi i FVK në mbledhjen e mbajtur me 24 Qershor ka vendosur që garat e Superligës B të rifillojnë me 8/9 Korrik 2020.

Vendimi është marrë edhe për kategorinë U18 në të dy konkurencat, që të vazhdohet me gara, mirëpo nëse ekipet për shkak të situatës nuk paraqiten në gara, nuk do të ketë ndëshkime.

Afati i paraqitjes së ekipeve në garat U18 është deri me 30 Korrik. Pasi që ekipet paraqiten në garë dhe në rast të tërheqjes së njëanshme nga garat do të merren masa konform rregulloreve në fuqi.

Bordi gjithashtu ka refuzuar edhe ankesën e KV M Technologie, për Palestrën e KV Skenderajt.

Bordi ka diskutuar edhe vendimet e Ministrisë së Shëndetsisë dhe IKSHP, për lejimin e shikuesve në palestra dhe ka vendosur që ndeshjet të vazhdojn të luhen pa shikues deri në një vendim tjetër.

Federata e Volejbollit e Kosovës kërkon nga të gjithë anëtarët e saj që t’ju përmbahen udhëzimeve të IKSHP dhe MSH.

Fotografia e Federata e Volejbollit e Kosovës