image Futbollisti i vetëm në listën e Igli Tares është Vedat Muriqi

Futboll

Futbollisti i vetëm në listën e Igli Tares është Vedat Muriqi

news image

Drejtori sportiv i Lazios ka vetëm një emër në listën e transferimeve, e ai është Vedat Muriqi, të paktën kështu është thënë nga mediumi italian “Calciomercato”.

Sipas këtij mediumi pas transferimit të Thomas Strakoshës, Stefan Radus, Adam Marusicit, Senad Lucicit, Sergej Milinkovic-Savic, drejtori i Lazios po e dëshiron në skuadër edhe Muriqin, transmeton Gazeta Sinjali.

Mirëpo Muriqi së fundmi tregoi që ai është i lumtur te skuadra turke dhe synon të shpallet kampion me atë klub.

Muriqi luajti 28 ndeshje këtë sezon dhe arriti të shënoj 15 gola e të bëjë 6 asistime.

/Gazeta Sinjali/