image Futbollisti i Manchester City-t thotë se ka bërë seks me 10 mijë femra

Futboll

Futbollisti i Manchester City-t thotë se ka bërë seks me 10 mijë femra

news image

Të tjera detaje befasuese janë zbuluar gjatë procesit gjyqësor në ngarkim të Benjamin Mendy, futbollistit të Manchester City-t, i cili është akuzuar për tetë përdhunime, një sulm seksual dhe një tentativë përdhunimi që dyshohet se ka ndodhur midis viteve 2018 dhe 2021.

Një nga shtatë femrat që e akuzojnë francezin për përdhunim dëshmoi para jurisë, se futbollisti i kishte thënë me mburrje se kishte pasur marrëdhënie seksuale me 10 000 gra pasi e përdhunoi tri herë dhe e la të gjakosur.

“Më tha: “Mos i trego askujt dhe mund të vish këtu çdo natë”. Sikur të ishte privilegj të bëje seks me të”, – tha 20-vjeçarja.

Ajo e akuzon Benjamin Mendy se e mbylli në një dhomë dhe e përdhunoi tri herë. E dëmtuara i shpjegoi jurisë se ajo shkoi në shtëpinë e të akuzuarit në tetor 2020, pasi e kishte takuar lojtarin në një bar në Alderley Edge.

20-vjeçarja zbuloi se Mendy e përdhunoi tri herë dhe se sulmi seksual, pavarësisht se ajo i thoshte vazhdimisht se nuk donte të bënte seks me të, zgjati 15 minuta.

“Ishte dita më e gjatë e jetës sime… Trupi im ishte i tensionuar”, tha denoncuesja, e cila gjithashtu shpjegoi se Benjamin Mendy ia mori celularin dhe e mbylli në një nga dhomat e panikut që futbollisti e ka në “rezidencën e tmerreve” dhe i ka kërkuar që të zhvishet.

“Dëgjo, unë dua telefonin tim, nuk e di se çfarë mendon se po ndodh. Unë nuk dua seks me ty”, ka refuzuar e reja.

“Dera është gjithsesi e mbyllur”, është përgjigjur futbollisti i Manchester City-t.

Benjamin Mendy mund të dënohet nga 5 deri në 20 vjet burg, por nuk përjashtohet mundësia që të marrë ndëshkimin maksimal burgim të përjetshëm.

/GazetaSinjaliSport/