COVID-19

Të infektuar

4512

Të shëruar

2156

Të vdekur

97

39 raste aktive me koronavirus në Fushë Kosovë

news image

Sot në Fushë Kosovë janë konfirmuar 5 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i komunës, Ali Topalli tha se IKSHPK i ka njoftuar se 5 raste janë nga Fushë Kosova.

Ai tha se katër prej rasteve të sotme janë gjurmim i kontakteve, ndërsa njëri prej tyre është drejtuar nga QKMF për në Klinikën Infektive.

“Këto ditë kemi 47 persona të shëruar dhe gjithsej janë 39 raste aktive me koronavirus”, tha Topalli

Sot në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 122 raste me koronavirus dhe 81 të shëruar./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin