image AC Milan heq dorë nga sulmuesi i Realit

Futboll

AC Milan heq dorë nga sulmuesi i Realit

news image

Është ftohur interesimi i Milanit për sulmuesin e Realit, Luka Jovic.

Sipas asaj që raportojnë medialt italiane, rosonerët tashmë kanë hequr dorë nga shërbimet e sulmuesit serb, duke parë edhe dështimin e tij tek skuadra e Zinedine Zidane.

Rosonerët kishin në mendje të huazonin 22 vjeçarin gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa gjatë verës ishte pritur që interesimi i drejtuesve të Milanit të rritet për shërbimet e 22 vjeçarit.

Por, planet për transferimin e Jovic janë prishur, për shkak se Milan ka vendosur ta mbajë edhe për një vit sulmuesin veteran, Zlatan Ibrahimovic duke i ofruar edhe një kontratë të re suedezit, i cili do të përfitonte 7 milionë euro në vit.