image Fruthi, simptomat dhe kategoria më e rrezikuar nga ky infeksion

Shëndeti

Fruthi, simptomat dhe kategoria më e rrezikuar nga ky infeksion

news image

Fruthi është një infeksion viral, i shkaktuar nga ekspozimi ndaj një personi të infektuar me virusin. Ai mund të përhapet përmes teshtitjes, kollitjes dhe të folurit, por virusi mund të jetojë edhe në sipërfaqe dhe në ajër për një kohë të kufizuar.

Në vitin 1963, në Shtetet e Bashkuara janë shënuar tre deri në katër milionë raste me fruth shkruan Verywell Health.

Edhe pse tashmë me anë të vaksinimit mund të minimizohen rastet, ai vazhdon të jetë ende një shqetësim në vende të tjera.

Simptomat me anë të së cilës shfaqet fruthi janë të ngjashme sikurse të gripit.

Por, përafërsisht 20% e rasteve që përballen me fruthin kërkojnë hospitalizim dhe ndihmë nga profesionistët shëndetësorë.

Por, kush janë më të ndjeshëm për t’u infektuar me fruthin?

-Foshnjat të cilat ende nuk janë vaksinuar

Vaksina e fruthit nuk është e dobishme për të krijuar mjaftueshëm një përgjigje imunologjike mbrojtëse ndaj vaksinës.

-Vaksinimi jo i plotë

Shumë nga fëmijët nuk marrin një dozë të vaksinës përforcuese nga mosha 4-6 vjeç. Kjo pasi, doza e parë mbështetet në 93% të efektivitetit, ndërsa doza e dytë në 97% të efektivitetit.

-Mungesa e vitaminës A

Mungesa a e kësaj vitamine mund t’ju bëj më të ndjeshëm ndaj fruthit.

/GazetaSinjali/