image Frika nga koronavirusi - Shtyhen të gjitha zgjedhjet në Rusi

Botë

Frika nga koronavirusi – Shtyhen të gjitha zgjedhjet në Rusi

news image

Autoritetet zgjedhore në Rusi i kanë shtyrë të gjitha votimet lokale dhe kombëtare, që kanë qenë të parapara para datës 21 qershor, për shkak të frikës së përhapjes së pandeminë Covid-19.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të gjitha votimet do të mbahen pas 21 qershorit.

“Marrë parasysh situatën aktuale në vend dhe për shkak të sigurisë dhe shëndetit të qytetarëve, kemi konstatuar se është e nevojshme shtyrja e të gjitha zgjedhjeve dhe referendumeve deri në përmirësimin e situatës epidemiologjike në vend”, tha kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ella Pamfilova.

Më herët, presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi ligjin që i lejon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të ndryshojë datën e votimeve të planifikuara, derisa rreth 100 votime kanë qenë të parapara në Rusi deri më 21 qershor./GazetaSinjali/