image Fratzscher: Vala e dytë e virusit do të ishte rrënim për ekonominë gjermane

Evropë

Fratzscher: Vala e dytë e virusit do të ishte rrënim për ekonominë gjermane

news image

Për shkak të numrit në rritje të infeksioneve të reja në Gjermani është rritur shqetësimi i ekonomisë gjermane.

“Një valë e dytë do të ishte ekonomikisht shumë më e dëmshme, se vala e parë. Kjo sepse shumë sipërmarrje janë në gjendje të vështirë, kanë borxhe të larta dhe gati aspak rezerva”, paralajmëron presidenti i Institutit gjerman për Studimet Ekonomike, Marcel Fratzscher.

Edhe Michael Hüther, drejtor i Institutit të Ekonomisë Gjermane paralajmëron nga vendosja e një “lockdown” të ri të nxituar. Ky nuk mund të justifikohet për shkak të efekteve kolaterale sociale dhe ekonomike.

Presidenti i sipërmarrjeve të mesme gjermane, Mario Ohoven apeloi tek politika që ta pengojë madje një mbyllje të re të ekonomisë.

“Do të ishte e papërgjegjshme, ta çoje drejt shkatërrimit ekonominë gjermane përmes një ‘lockdown’ të ri”, ka thënë Ohoven. /Gazeta Sinjali/