image Francezit me agjenda të dyshimta në Kosovë – Twitteri ia fshin llogarinë përgjithmonë

Evropë

Francezit me agjenda të dyshimta në Kosovë – Twitteri ia fshin llogarinë përgjithmonë

news image

Ish-kandidati për president në Francë, Arno Gujon, është suspenduar nga rrjeti social Twitter për shkak të postimeve të tij.

Gujon, që tani punon si zyrtar i qeverisë serbe, ishte shpallur non-grata nga Kosova për shkak të agjendës së tij përçarëse.

Lajmin e ka bërë të ditur Petrit Selimi në Twitter.

“Unë kam shkruar për vite me radhë për Arno Gujon, ish-kandidatin për president të Francës nga partia supremaciste e bardhë, i cili promovoi agjendën shumë përçarëse në Kosovë.

Ai tani është zyrtar në qeverinë serbe (dhe non grata në Kosovë), por Twitter  e pezulloi përgjithmonë sot. Mirë!”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/