image Franca regjistron gati 1 mijë raste të reja me koronavirus gjatë një dite

Botë

Franca regjistron gati 1 mijë raste të reja me koronavirus gjatë një dite

news image

998 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në Francë, duke e çuar në 178 mijë e 336 numrin e përgjithshëm të të prekurve.

Ministria e Shëndetësisë franceze deklaron se numri i vdekjeve është rritur në 30 mijë e 172.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se numri i personave aktiv të infektuar me koronavirus ka rënë në 6 mijë e 366, krahasuar me 6 mijë e 482 që ishte një ditë më parë dhe se numri i pacientëve në kujdes intensiv është zvogëluar.

Siç thuhet, 445 persona të infektuar u regjistruan në kujdesin intensiv sot, ndërsa 455 ishin një ditë më parë.

Ndryshe, 15 milionë njerëz në mbarë botën është raportuar se janë infektuar me virusin gjersa kanë ndërruar jetë mbi 618 mijë njerëz./Gazeta Sinjali/