image Fotoja e fundit me bikini e Jennifer Lopezit po mahnit fansat e saj (Foto)

Bota e Yjeve

Fotoja e fundit me bikini e Jennifer Lopezit po mahnit fansat e saj (Foto)

news image

Jennifer Lopez është një nga ikonat e muzikës dhe bukurisë në të gjithë botën. Edhe pse është 51 vjeçare, ajo ka një trup në super formë.

Së fundmi, ajo ka mahnitur ndjekësit e saj në Instagram me një foto. Këngëtarja ka pozuar me bikini buzë detit dhe ajo që bie më shumë në sy është trupi perfekt.

“Ndjenja e artë e momenteve të fundit të verës”, ka shkruar këngëtarja.

Nëna e dy fëmijëve, Lopez i kushton një rëndësi të madhe trupit duke frekuentuar palestrën.

Ajo së bashku me të fejuarin Alex Rodrigues janë të pasionuar pas ushtrimeve fizike dhe nuk e lënë kurrë pas dore paraqitjen e tyre të jashtme.

/GazetaSinjali/