image Fotografia e kryetarit të Parlamentit në Kroaci bëhet hit

Rajon

Fotografia e kryetarit të Parlamentit në Kroaci bëhet hit

news image

Pozicioni i Presidentit të Gjykatës Supreme të Kroacisë ishte tema që acaroi presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq dhe kryetarin e Parlamentit, Gordan Jandrokoviq, ku më pas ky i fundit publikoi një fotografi që u bë hit.

Kyetari i Parlamentit publikoi një foto nga pushimet gjersa pohoi se “qytetarët mund të gjykojnë nëse ka muskuj”.

Kjo pasi që ai mbështeti pikëpamjet e kryeministrit dhe theksoi se Zlata Gjurgjeviq nuk mund të ishte kandidate për këtë pozicion në Gjykatën Supreme, ndër të tjera për shkak të programit të saj, i cili përfshin, sipas interpretimit të Jandrokoviqit, kthimin e politikës në Gjykatën e Lartë.

Kjo fotografi u bë virale në rrjetet sociale.

E një grup qytetarësh në Zagreb e vendosën atë në disa stacione tramvaji me fjalët “Zhveshuni deri në fund”, “Tani është e rëndësishme t’i hiqni plotësisht”, “StriperNjonjo” dhe shumë mbishkrime të tjera.

Në muajt e fundit, veçanërisht gjatë zgjedhjeve lokale në këtë vend, tensionet midis Milanoviqit – Plenkoviqit – Jandrokoviqit nuk janë qetësuar dhe pothuajse çdo ditë udhëheqësit kroatë përdorin mundësi si këto për të treguar se ata nuk bien dakord për shumë çështje.

/GazetaSinjali/