image Edhe fotografit të Kurtit i vie radha të reagojë për aktgjykimin e Kushtetueses

Politikë

Edhe fotografit të Kurtit i vie radha të reagojë për aktgjykimin e Kushtetueses

news image

Fotografi i kryeministri në detyrë, Albin Kurtit, Arun Chaudhary, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i dha të drejtë dekretit të presidentit, Hashim Thaçi.

Sipas tij, Administrata e ShBA-ve është duke e tradhtuar popullin e Kosovës me mbështetjen që i ka dhënë vendimit të mbrëmshëm Gjykatës Kushtetuese.

Përmes një reagimi në Twitter-it ndaj Ambasadës së ShBA-ve në Kosovë, amerikano-hebreu me origjinë indiane nuk është pajtuar me qëndrimin e ShBA-ve që thërret për respektim të vendimit që i jep të drejt dekretit të Presidentit Hashim Thaçi për mandatarin e ri për formimin e qeverisë.

“Ju po e tradhtoni popullin e Kosovës, një nga aleatët më të palëkundur të Kosovës dhe po e dëmtoni sigurinë e dy kombeve tona. Njëjtë sikurse shefi juaj, por me një gramatikë më të mirë”, ka shkruar fotografi i Kurtit./Gazeta Sinjali/