image Forumi ekonomik botëror në Zvicër përballë Kurtin me Vuçiqin

Politikë

Forumi ekonomik botëror në Zvicër përballë Kurtin me Vuçiqin

news image

Kryeministri kosovar Albin Kurti, e presidenti serb Aleksandër Vuçiq, do të përballen në të njëjtin panel në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Kurti e Vuçiqi këtë përballje do ta kenë mëngjesin e së mërkurës në tryezën “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor”.

Se do të jenë pjesë e këtij paneli e kanë bërë të ditur përmes njoftimeve për media edhe nga zyra e Kurtit por edhe nga ajo e Vuçiqit.

As njëra e as tjetra nuk kanë treguar se në cilën ditë e orë mbahet diskutimi që i bën bashkë liderin kosovar me atë serb.

Në takim pritet të jetë e pranishme edhe nënkryetarja e Bankës Botërore, Gelsomina Vigliotti, raporton klankosova.tv

Kurti po qëndron për vizitë  zyrtare në Zvicër që nga dita e hënë.

Në këtë vend, shefi i ekzekutivit kosovar do të takohet me përfaqësues të kompanive të ndryshme dhe liderë politikë, po ashtu do të zhvillojë takime me mërgatën.

/GazetaSinjali/