image Formohet trupa koordinuese e inspektimeve për zbatimin e masave të Qeverisë ndaj COVID-19

Shëndetësi

Formohet trupa koordinuese e inspektimeve për zbatimin e masave të Qeverisë ndaj COVID-19

news image

Është formuar trupa koordinuese e inspektimeve për zbatimin e masave të Qeverisë.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka marrë vendim për formimin e Trupës Koordinuese për luftimin e COVID-19.

Trupa Koordinuese Inspektuese përbëhet nga Inspektorati i Tregut, Kolegjiumi për Inspeksion i AKK-së, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës dhe Inspektorati i Punës.

Trupa Koordinuese për Inspektime koordinon aktivitetet dhe masat lidhur me zbatimin e masave të Qeverisë së Kosovës, rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për luftimin e COVID-19.

Vlen të ceket se kjo Trupë Koordinuese është në funksion të koordinimit të aktiviteteve mes nivelit qendror dhe nivelit komunal në zbatim të masave të Qeverisë së Kosovës në betejën e përbashkët institucional anti COVID-19./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/asociacioniikomunavetekosoves/posts/3093668077387737?xts%5B0%5D=68.ARB6wrEOOfyz9SBqbf0ZOdxVU0REOFojI-OwUFwIf8oLNsKef7VD5hbCyFvDupXRrM5qFGZQoadsOnbmKEKrUltK17PjYiU_zlJXkILpv4YY5SyaOCT1AFH6nR7IltzgBgV461oxz2IR97hot5YKVknHhFyrHNENHEiQXQX_mM5iT4xxM2fOQiIQdzLpOK6g144lMsoapm-XAy-iNwhOhDUPXhXAfVs1C7AsER7POjBWE-njvg8-9tR6DVWrcuVCv7_x8nvN_LOSxkHtN88a__bxu7WKDFIsK5oX_OmrCJVOpT3VXtavtuwJmQdX-gMvGIjiaZPxAjLxqTaV6yB5gKXmfA&tn=-R