image Formacioni zyrtar i Real Madrid ndaj Chelseas

Futboll

Formacioni zyrtar i Real Madrid ndaj Chelseas

news image

Chelsea do ta vizitojë skuadrën e Real Madrid në ndeshjen e dytë kthyese të raundit çerekfinale të Ligës së Kampionëve për edicionin 2021-22.

Real Madridi e fitoi ndeshjen e parë në Londër me rezultat 3-1, falë një hat-tricku të Karim Benzemas, duke i dhënë një avantazh të madh drejt kualifikimit për në gjysmëfinale, shkruan Sinjali Sport.

Blutë do të kërkojnë ta bëjnë ndonjë mrekulli për t’u kthyer nga deficiti i dy golave, gjersa madrilenët kërkojnë të ruajnë epërsinë e ndeshjes së parë.

Ky është formacioni zyrtar i Real Madrid:

Real XI: Courtois, Carvajal, Nacho, Alaba, Mendy, Casemiro, Kroos, Modric, Valverde, Vinicius Jr, Benzema.

/GazetaSinjaliSport/