image Formacionet zyrtare në klasikën: Juventus – Milan

Futboll

Formacionet zyrtare në klasikën: Juventus – Milan

news image

Derbi i javës së katërt në Serie A është mes Juventusit dhe Milanit, shkruan Sinjali Sport.

Bianconeri pret Rossonerin në “Allianz Stadium” me fillim nga ora 20:45.

Zonja e vjetër po kalon formë të dobët në ligë, ku ende nuk e ka shijuar fitoren e i ka vetëm një pikë, kurse mysafirët nga qyteti i modës kanë tre fitore nga tre ndeshjet e para në krye të Serie A.

Për këtë super ballafaqim janë publikuar formacionet:

Juventus: Szczesny; Danilo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Cuadrado, Bentancur, Locatelli, Rabiot; Dybala, Morata

Milan: Maignan; Tomori, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessié, Tonali; Saelemaekers, Brahim Diaz, Leão; Rebic /Gazeta Sinjali Sporti/