image Formacionet zyrtare, Liverpool - Man Utd

Futboll

Formacionet zyrtare, Liverpool – Man Utd

news image

Liverpooli dhe Manchester United do ta zhvillojnë derbin e madh anglez të martën mbrëma, shkruan Sinjali Sport.

Dy skuadrat luftojnë për objektiva të ndryshëm, me Liverpooli që po lufton për titullin e kampionit dhe me Man United që po dëshirojnë të zënë një vend në katërshe të parë.

Liverpooli ndodhet e dyta në tabelë me 73 pikë, vetëm një prapa Man Cityt me 74, derisa kanë mbetur edhe shtatë xhiro në fund.

Ndërkohë Man United pozicionohet aktualisht në pozitën e pestë me 54 pikë, aq sa ka edhe Arsenali në pozitën e gjashtë por me një ndeshje më pak të zhvilluar, teksa Spurs ndodhet e katërta me 57 pikë.

“Të Kuqtë” kanë fituar secilën nga 10 ndeshjet e fundit në Premier Ligë të zhvilluar në Anfield, ndërkohë United nuk e kanë mposhtur Liverpoolin në këtë terren që nga një fitore 1-0 falë një goli të Wayne Rooneyt në minutën e 78-të, në janar të 2016.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Liveerpool: Alisson, Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Thiago, Fabinho, Henderson, Salah, Mane, Diaz.

Man Utd: De Gea; Lindelof, Maguire, Jones; Wan-Bissaka, Matic, Pogba, Dalot; Elanga, Rashford, Fernandes.

/GazetaSinjaliSport/