Pas një pauze dy-javore, xhiro e 12-të e Premier League rikthehet sot me ndeshje interesante.
Leicester dhe Chelsea do të hapin duelin e kësaj xhiro në “King Power Stadium”, duke filluar nga ora 13:30.
Londinezët ndodhen në pozitën e tretë aktualisht në tabelë me 19 pikë të mbledhura, ndërsa ‘dhelprat’ pozicionohen në vend të 15-të me 10 pikë.
Dy skuadrat kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.
Leicester City XI: Hermansen; Justin, Faes, Okoli, Kristiansen; Winks, Nididi, Soumaré; McAteer, El Khannouss; Vardy.
Chelsea XI: Sanchez; Fofana, Badiashile, Colwill, Cucurella; Caicedo, Enzo; Madueke, Palmer, Joao Felix; Jackson.