image Formacionet zyrtare: Juventus - Inter

Futboll

Formacionet zyrtare: Juventus – Inter

news image

Juventusi dhe Interi do ta zhvillojnë sonte derbin e madh italian me fillim nga ora 20:45, shkruan Sinjali Sport.

Ky nuk është vetëm një “Derby d’Italia”, por edhe një lojë direkte për vendin e tretë, që mund ta mbajë Juventusin në garën e Scudettos ose ta përjashtojë Interin.

Luca Pellegrini është i pezulluar, me Federico Chiesa, Weston McKennie, Kaio Jorge dhe Marley Ake të lënduar për këtë takim.

Denis Zakaria është rikthyer pas një muaji jashtë, por është Adrien Rabiot ai që i lejon Max Allegrit një ndryshim të taktikave në 4-2-3-1, duke përdorur Juan Cuadrado, Dybala, Morata dhe Vlahovic së bashku.

Interit i rikthehet Marcelo Brozovic nga dëmtimi, pasi pati vështirësi në dy ndeshjet pa kroatin në mesfushë.

Në pankinë rikthehet edhe Stefan de Vrij, teksa kryesojnë Lautaro Martinez dhe Dzeko.

Formacionet zyrtare të të dyja skuadrave:

Juventus: Szczesny; Danilo, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro; Locatelli, Rabiot; Cuadrado, Dybala, Morata; Vlahovic.

Inter: Handanovic; D’Ambrosio, Skriniar, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Lautaro Martinez, Dzeko.

/GazetaSinjaliSport/