image Formacionet zyrtare, Barcelona - Rayo Vallecano

Futboll

Formacionet zyrtare, Barcelona – Rayo Vallecano

news image

Barcelona do ta mirëpres në Camp Nou skuadrën e Rayo Vallecanos këtë të dielë.

Barcelona ndodhet e dyta në tabelë me 63 pikë të mbledhura, aq sa ka edhe Sevilla e treta. Sidoqoftë, blaugranasit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, dhe kanë shansin që të dalin si nënkampionë në fund të sezonit.

Blaugranasit kanë humbur dy përballjet e fundit në Camp Nou, njëra e cila ishte ndaj Frankfurt në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Evropës, kurse tjetra erdhi në kuadër të La Ligas ndaj Cadizit.

Ishte hera e parë që nga 2004, që Barcelona humbte dy ndeshje radhazi në të gjitha garat në Camp Nou, teksa ata synojnë sonte të rikthehen tek fitoret, për ta mos e bërë rekordin edhe më të errët.

Formacionet zyrtare Barcelona – Rayo Vallecano:

Barcelona: Ter Stegen; Dest, Araujo, Eric, Alba; Busquets, Frenkie, Gavi; Ferran Torres, Aubameyang, Dembélé.

Rayo Vallecano: Pas pak..

Takimi fillon nga ora 21:00.

/GazetaSinjaliSport/