image Formacionet e mundshme në ndeshjen Portugali-Gjermani

Futboll

Formacionet e mundshme në ndeshjen Portugali-Gjermani

news image

Portugalia do të synojë që të sigurojë kualifikimin tutje për në fazën eliminatore të Kampionatit Evropian, ku do të zhvillojnë sot ndeshje kundër Gjermanisë në “Allianz Arena” të Mynihut, përcjell Gazeta Sinjali Sport.

Portugezët e hapën kampanjën e Euro 2020 me fitore bindëse kundër Hungarisë me rezultat 3:0, kurse Gjermania rikthehet nga humbja minimale 1:0 kundër Francës.

Ky derbi do t’i takojë Grupit F ndryshe të njohur edhe si “Grupi i Vdekjes”, ku pas ndeshjeve në xhiron e parë, Portugalia kryeson tabelën me 3 pikë, aq sa ka edhe Franca në vend të dytë, kurse Gjermania dhe Hungaria zënë pozitat tre dhe katër me asnjë pikë.

Portugalia dhe Gjermania janë përballur gjithsej 10 herë mes vete, ku pesë herë kanë fituar gjermanët, dy herë portugezët, dhe tre herë janë ndarë me barazim.

Tek Gjermania në ndeshjen e sotme nuk do të paraqiten mesfushoi Leon Goretzka dhe mbrojtësi Lukas Klostermann, kurse tek Portugalia në dyshim për tu paraqitur është mbrojtësi 19 vjeçar Nuno Mendes.

Formacionet e mundshme të dy kombëtareve i gjeni më poshtë.

Portugalia (4-2-3-1): Patricio; Semedo, Pepe, Dias, Guerreiro; Danilo, Carvalho; Bernardo, Fernandes, Jota; Ronaldo

Gjermania (3-4-3): Neuer; Ginter, Hummels, Rudiger; Kimmich, Gundogan, Kroos, Gosens; Sane, Muller, Gnabry

Grupi F

18:00 Portugalia – Gjermania (Stadiumi Allianz Arena-Mynih). /Gazeta Sinjali Sport/