image Forcat ajrore të SHBA-ve reduktojnë flotën shkaku i kufizimeve buxhetore - Sinjali

Siguri/ Forcat ajrore të SHBA-ve reduktojnë flotën shkaku i kufizimeve buxhetore

news image

Forcat ajrore të SHBA-së po planifikojnë reduktime të inventarit të tyre të avionëve gjuajtës e bomabrdues, shumcia e të cilëve datojnë prej kohës së Luftës së Ftohtë, çka do të reduktojë ndjeshëm flotën amerikane dhe kostot e operimit të saj.

Plani i ri parashikon largimin nga shërbimi të avionëve F-15 Eagles dhe dhjetra F-16, si dhe bombarduesin e rëndë B-1 për të kursyer fonde investimesh në avionë të gjeneratës së re.

Megjithse buxheti ushtarak amerikan është rritur ndjeshëm vitet e fundit ai mbetet i kufizuar për modernizimin e inventarit me shpejtësinë e kërkuar.

Raportimet thonë se SHBA do të nxjerrë jashtë shërbimi 250 avionët e saj F-15C/D çka do të reduktonte flotën e gjuajtësve superiorë me 57%. Ndërkohë Kongresi ameriakn ka refuzuar largimin nga shërbimi të dronëve të zbulimit pa pilot MQ-9 Reaper, mjeteve anti-radar U-2 dhe gjuajtësit A-10 Warthog.

Bombarduesi B-1B do të zëvendësohet nga versioni anti-radar B-21 ndërsa gjuajtësit F-15 e F-16 do të zëvendësohen nga F-15X dhe F-35A. Gjitahshtu prototipi avangardë F-X do të zëvendësojë flotën e F-15C.

F-15C e F-22 janë avionët më të rëndë e më të kushtueshëm për të operuar, në krahasim me të preferuarit F-15X e F-X. Zhvillimet vijnë pas daljes së avionëve të sofistikuar nga frocat rivale të SHBA si Rusët Su-35 e Kinez J-10. F-16 ka qenë në shërbim prej 40 vitesh ndërsa F-15 në 2021 bën 45 vjet. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: