image Florian Marku pas fitores kundër Rylan Charlton: Ky është vetëm fillimi

Sporte Luftarake

Florian Marku pas fitores kundër Rylan Charlton: Ky është vetëm fillimi

news image

Bokseri shqiptar, Florian Marku arriti fitore të madhe mbrëmë kundër Rylan Charlton, shkruan Sinjali Sport.

Marku bëri luftë mjaft të mirë, e ku e detyroi ekipin e kundërshtarit që në raundin e 8-të ta hedhin peshqirin për dorëzim.

Pas kësaj fitore Marku bëri një postim edhe në Facebook, ku i falënderoi ata që e ndihmuan.

Po ashtu, Marku tha se ky është vetëm fillimi për të.

Postimi i plotë, pa ndërhyrje:

ZOTI ESHT ME I MADHI JU FALENDEROJ TE GJITHVE NGA ZEMRA.Si fillim, urime rylan charlton nje boksier i forte dhe do dalesh me i forte nga kjo. Kthehu shendosh e mire prane familjes. Kam nje ekip shume te mire pas meje.Ne kete ndeshje kisha trajnerin tim te dashur George Armagos qe me njeh qe ne moshen 12 vjecare dhe ka qene gjithnje prane meje. Dua te falenderoj Clifton Mitchell i cili me mesoi shume gjera gjate stervitjes ne Derby, eshte nje trajner shume shume i mire. Dhe sigurisht dua te falenderoj personin qe rriti rezistencen time dhe e coi ate ne nje nivel tjeter Kirk gibbons . Ky eshte vetem fillimi. Shume dashuri per te gjithe ata qe besuan tek une./Sporti në Sinjali/