image Flet nëna e Vjosa Osmanit, pasi e bija iu bë presidente

Politikë

Flet nëna e Vjosa Osmanit, pasi e bija iu bë presidente

news image

Nëna e presidentes Vjosa Osmani, Fevzije Osmani, ka folur pas zgjedhjes së të bijës në këtë post.

Ajo tha se si çdo familje, kanë qenë në stres gjatë seancës, por në fund e kanë ditur se e njëjta do të fitojë.

Si çdo familje kemi qenë në stres, po në fund e kemi ditur që do të fitojë”, ka thënë ajo.

E njëjta ka treguar se si e kanë uruar vajzën e tyre dhe me kë e kanë përcjellë seancën.

“Nuk kemi komunikuar, ajo ka qenë e zënë nuk e pengojmë kur është duke punuar. Kam qenë me bashkëshortin, djalin, nusen, ata jetojnë të gjithë në Prishtinë, por mbrëmë ka qenë këtu. Veç urimin ja kemi përcjellë përmes telefonit”, tha ajo në T7. /Gazeta Sinjali/