image Flet ndërmjetësuesi i Gjykatës Speciale, tregon kush ka informata për aktakuzat e mundshme

Kosovë

Deklaratë/ Flet ndërmjetësuesi i Gjykatës Speciale, tregon kush ka informata për aktakuzat e mundshme

news image

Faik Imeri ekspert i anti-terrorizmit ka thënë se vetëm prokurori special ka informata për aktakuzat. Imeri tutje ka deklaruar se askush nuk ka informata se sa aktakuza do të ngriten nga Gjykata Speciale. Ai gjatë një lidhje telefonike në emisionin Pressing, ka thënë se aktakuzat do të ngritën ndaj personave që janë në pozitë dhe opozitë.

“Informata rreth aktakuzave të dhomave të Specializuara ka vetëm prokurori special dhe as një njeri tjetër nuk ka as një informacion. S’mund ta ketë askush kështu nuk mund  të jenë 2 , 30 , 100, varet se sa Gjykata Speciale. Gjykata Speciale mund të ngritë aktakuzë nëse ka fakte të mjaftueshme, nëse verifikohen dhe vërtetohen mund të ngritën aktakuzë por nëse nuk mund të vërtetohen dhe ajo nëse nuk ka prova kredi bile do të pushohen” , ka thënë Imeri.

Faik Imeri i cili është vëllai i Haki Imerit, veprimtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, i vrarë pasluftës ka thënë se është ndërmjetësueses i Gjykatës Speciales. Ai ka deklaruar se këtë veprim e ka marrë me motive personale pastaj e ka shndërruar në motiv nacional.

“Motivi im është motiv personal i cili është shndërruar në një motiv nacional, kam interes që shtetbërja e Kosovës të bëhet dhe të filtrohet lufta e UÇK-së. Vrasje politike prej vrasjes së Enver Malokut deri te vrasja e Bardhyl Ahmetim mendoj se janë vrasje politike dhe duhet të trajnohet”, ka thënë ai.