image Flasin nga Policia, përveç Krasniqit shoqërohet edhe një person tjetër për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Siguri

Flasin nga Policia, përveç Krasniqit shoqërohet edhe një person tjetër për keqpërdorim të detyrës zyrtare

news image

Është shoqëruar për intervistim në Policinë e Kosovës, drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial, Lavdim Krasniqi, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Baki Kelani nga Policia e Kosovës, tha për Gazetën Sinjali, se dy persona, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, janë shoqëruar në Polici.

Mund të konfirmoj se Policia e Kosovës në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, me urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka shoqëruar për intervistim dy persona. Të njëjtit janë shoqëruar për intervistim, mbi dyshimin e bazuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare”, tha Kelani për Sinjalin./Gazeta Sinjali/