image Fjalimi i fuqishëm i britanikut që ishte pikë kyçe në pranimin e Kosovës në UEFA

Futboll

Futboll/ Fjalimi i fuqishëm i britanikut që ishte pikë kyçe në pranimin e Kosovës në UEFA

news image

Sot janë bërë katër vite që kur Federata e Futbollit të Kosovës u pranua në shtëpinë më të madhe të futbollit në Evropë, UEFA.

Përveç punë së madhe që kishte bërë FFK-ja, njëra nga pikat kyçe të pranimit në UEFA ishte edhe fjalimi i zyrtarit anglez, Alasdair Bell, transmeton Gazeta Sinjali.

Alasdair Bell, zyrtari ligjor i UEFA-së (në atë kohë), ishte njeriu, i cili me fjalimin e tij arsyetoi se pse do të duhet të votohet Kosova për pranim në UEFA, përkundër Statutit që nuk pranon vendet që nuk janë anëtare të OKB-së.

“Kombet e Bashkuara nuk kanë kompetencë për t’i njohur shtetet, por shtetet i njohin shtetet. Nëse nuk je anëtar i OKB nuk do të thotë se nuk je shtet”.

“Katër kriteret e të qenit shtet janë përcaktimi i territorit, popullata, qeveria dhe aftësia për të arritur marrëveshje me të tjerët. Prandaj anëtarët e Kongresit do të vendosin vet nëse Kosova e meriton të pranohet në UEFA apo jo”, ishte shprehur Bell para votimit./Gazeta Sinjali/