image Vetëvendosje në Kushtetuese për votën e Etem Arifit: Qeveria është jolegjitime

Drejtësi

Vetëvendosje në Kushtetuese për votën e Etem Arifit: Qeveria është jolegjitime

news image

Ka nisur seanca publike dëgjimore e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me ligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi.

Blerim Sallahu, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, të cilit iu dha fjala të parit, tha se Etem Arifi e ka humbur mandatin e deputetit, është dënuar, dhe kësisoj nuk mund të mbajë vota e tij Qeverinë Hoti.

“Për të kuptuar çështjen kontestuese, i kujtojmë Kushtetueses se pezullimi apo kufizimi i të drejtave politike parashihet me ligj. Etem Arifi nuk është dashur të certifikohet si deputet pasi ai është dënuar me burgim efektiv. Është papërgjegjësi totale juridike.

Etem Arifi ka gënjyer me qëllim duke paraqitur në formularin për certifikim deklaratën se kandidatura e tij është në përputhshmëri me nenin 29. Ai ka cenuar rëndë interesin publik derisa ka kandiduar si deputet. Arifi nuk kishte informuar KQZ-në se ai ishte dënuar me vendim të formës së prerë para certifikimit të tij. Asnjë institucion i drejtësisë nuk e ka informuar KQZ-në për një vendim të tillë”, tha Sallahu.

Vetëvendosje si parashtruese e kërkesës, vlerëson se vota e Arifit, i dënuar me burgim efektiv për korrupsion, ishte e pavlefshme në kohën kur e dha atë për Qeverinë Hoti.

/GazetaSinjali/